Rrjeti social X, gjatë vitit 2023 ka prezantuar opsionet për thirrje audio dhe video për përdoruesit e sistemit operativ iOS, por tani këto opsione vlejnë edhe për përdoruesit e telefonave Android.
CEO e X, Linda Yaccarino, ka njoftuar se bisedat me video janë pjesë e planeve të drejtorit të përgjithshëm Elon Musk, për të krijuar një “aplikacion për të gjithë”.
Sigurisht, përfitimet që janë pjesë e atij plani ku përfshihen thirrjet audio dhe video, janë kryesisht të disponueshme për abonentët premium.
Megjithatë, të gjithë përdoruesit mund të pranojnë telefonata, pavarësisht se a ndihmojnë apo jo në “financimin e ëndrrave të Musk të cilat kushtojnë 8 dollarë në muaj”.
Përndryshe, është e mundur të kontrolloni se kush mund t’iu ftojë për bisedë në X.
Kufizimet mund të jenë të dobishme për të shmangur telefonatat e padëshiruara, pasi personat në anën tjetër të linjës nuk kanë nevojë të kenë një numër telefoni për t’iu kontaktuar. /Telegrafi/