Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, ka hequr një postim mohues të Holokaustit, pas kritikave nga muzeu i Aushvicit.
X fillimisht njoftoi se postimi nuk ka shkelur rregullat, transmeton Telegrafi.
Postimi fyes ishte një përgjigje ndaj postimit të muzeut për një vajzë hebreje trevjeçare të vrarë në dhomat e gazit të një kampi përqendrimi.
Postimi i fshirë e quajti vdekjen e saj një përrallë, dhe gjithashtu përmbante stereotipe fyese për hebrenjtë, shkruan BBC.
Rregullat e X thonë se mohimi i Holokaustit është i ndaluar. Të paktën 1.1 milion njerëz u vranë në kampin e përqendrimit të Aushvicit në Poloni, dhe pothuajse një milion prej tyre ishin hebrenj.
Muzeu shkruan se më shumë se 200 mijë fëmijë dhe të rinj ishin në mesin e të vrarëve.
Muzeu raportoi postimin e kontestuar, por ata morën një përgjigje nga X duke thënë se pas shqyrtimit të informacionit, platforma arriti në përfundimin se asnjë rregull nuk ishte shkelur.
Më pas muzeu u ankua përsëri, pas së cilës ata morën një përgjigje të re, duke pretenduar se kishte ndodhur një gabim dhe se postimi ishte hequr pas analizave të përsëritura. /Telegrafi/
20 August 1939 | A French Jewish girl, Renee Kaufman, was born in Paris.
In September 1942 she was deported to #Auschwitz from Drancy and murdered in a gas chamber after the selection. pic.twitter.com/gdz0tuQAuA
— Auschwitz Memorial (@AuschwitzMuseum) August 20, 2023