Telegrafi

X-Box 360 prezanton lojrat për vitin 2012

Loja e parë e prezantuar nga X-Box 360 ka qënë Call of Duty: Modern Warefare 3. Në demon e shfaqur bëhej fjalë për një ushtar, i cili vendosi një bombë nën një nëndetëse dhe përpiqet për t’u larguar përmes helikopterit.

Loja e dytë e re e shfaqur ishte Tomb Raider. Në këtë seri, shkohet mbrapa në kohë ku tregohej jeta e Lara Croft dhe përpjekjet e një vajze 21-vjeçare për tu bërë një Tomb Raider. Kjo lojë e re pritet të dalë në vjeshtë të 2012.

Ndërsa seria tjetër e lojrave ka qënë ajo e EA Sports. Presidenti i saj Peter Moore lançoi tre lojra për vitit 2012, si: Tiger Woods PGA Tour, Madden NFL, FIFA 2012 ndërsa njoftoi edhe prezantimin e katër lojrave të tjera në ditët në vijim.

Pas X-Box 360, rradha për prezantim të lojrave të reja në konferencën e Los Angeles, i takon kompanive Sony dhe Nintendo. /Telegrafi