Telegrafi

WWDC: Apple bën gati lansimin e iOS 8

Business Insider ishte mediumi i parë i cili e publikoi foton e iOS 8 në Twitter, në të cilën shihet prapavija e logos me oqean, për dallim nga ajo që kishte iOS 6, kur u zbulua në vitin 2012.

Lansimi i iOS 8 duket se do të vijë pikërisht në kohën e duhur, duke e marrë parasysh se shkalla e adoptimit të iOS 7 pothuajse ka arritur në 90 për qind, ndërsa për iPad kjo përqindje arrin në 85 për qind. /Telegrafi /