Telegrafi

‘Wuman Electronic Festival’ nënshkruan partneritet me Birrën Lasko si sponsor gjeneral

Foto: Birra Lasko/Facebook

Me sloganin “Hernation. Collective Future”, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, vjen festivali “Wuman”.

Festivali do të organizohet në mbështetje të sponsorit gjeneral Birrës Lasko, Komunës së Ferizajt, Qeveris Japoneze, Bankës Botërore, CDF.

Ideuar, organizuar dhe fuqizuar nga gratë, “Wuman” mbledhë në Kosovë gratë dhe vajzat DJ, më me ndikim dhe më në zë të muzikës elektronike për festivalin njëditor.

Qëllimi kryesor i festivalit është aplikimi i të drejtave të femrave në festival. Pika kryesore e përkrahjes të drejtave të femrave do të jetë ‘Line-Up’ i festivalit e cila do të prezantohet vetëm nga artist të gjinisë femërore, ku tashme janë publikuar edhe emrat qe do te performojnë: Dani Ramos nga Berlini, Hatari nga Zvicra, Ivana Dragsic nga Shkupi, Pa Emër nga Tirana dhe Dona K nga Zvicra.

Foto: Wuman/Facebook

Festivali “Wuman” gjatë ditës do të ketë edhe aktivitete tjera si: yoga, ku kanë të mundësi të përjetojnë zhvillimin fizik, shpirtëror dhe mendor, dhe gjithashtu do të jetë një panel diskutimi që do quhet Wuman Talk, do të jenë të ftuara emra të njohur, ku do të kemi mundësinë të dëgjojmë eksperiencat e tyre si feministe, gra ndërmarrëse dhe të suksesshme në shoqërinë tonë.

“Wuman” synon të zgjerohet dhe të depërtojë edhe në rajon në edicionet e radhës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Birra Lasko

Festivali “Wuman” mbahet të shtunën me 10 shtator në Nerodime të Epërme të Ferizajt me fillim nga ora 14:00.

Foto: Wuman/Facebook