Telegrafi

WTA Miami, triumfon Johanna Konta

Është Johanna Konta fituesja e turneut të Miamit. Tenistja britanike kaloi në finale ish numrin 1 të botës, Caroline Wozniacki duke regjistruar njëkohësisht edhe suksesin më të madh të karrierës së saj.

25-vjeçarja e lindur në Sydney festoi rikthimin në dhjetëshen e parë me një fitore të lehtë 6-4, 6-3 në 1 orë e 36 minuta përballë rivales daneze që po përjeton një moment pozitiv pas errësirës të madhe që pasoi rënien e saj nga froni i botës.

Për Kontan kjo është pjesëmarrja e dytë në Miami Open dhe titulli i tretë në karrierën e saj pas atyre në Stanford dhe Sydney vitin e kaluar.

Në krahun tjetër, kjo është disfata e dytë në një finale këtë vit për Wozniackin, e cila nuk arriti të triumfonte as në Dubai dhe titulli i fundit nga 25 që ka fituar danezja mbetet ai i Tokyos në Shtatorin e vitit 2016.

Në këtë mënyrë, ajo ndalet në momentin më të bukur që pas ringritjes sepse në Miami eliminoi kundërshtare të tilla si Garbine Muguruza, Lucie Safarova e Karolina Pliskova. Pas këtij seuksesi, Konta ngjitet në vendin e 7 të kjlasifikimit të përgjithshëm të femrave, duke u konfirmuar si një nga tenistet më të rrezikshme për kryesueset gjatë lkëtij sezoni.