Një raport i Wall Street Journal thotë se Apple po bashkëpunon me Goldman Sachs për të lansuar një kartelë krediti të re që do të integrohet me iPhone.
Kartela, e cila do të lidhet me aplikacionin Apple Wallet, do t’i lejojë përdoruesit të përcaktojnë qëllimet e shpenzimeve, të ndjekin shpërblimet dhe të menaxhojnë balansin, tha WSJ.
Aktualisht, Apple merr një përqindje të vogël të çdo shitjeje që kalon përmes Apple Pay. Por raporti vëren se Apple do të merrte një përqindje më të madhe kur blerjet bëhen duke përdorur kartelën e tyre të kreditit.
Karta do të përdorë rrjetin e pagesës së Mastercard, përcjell Telegrafi.
Shpenzimet për produktet dhe shërbimet e Apple mund të rezultojnë në më shumë të holla, disa nga burimet deklaruan për WSJ.
Goldman Sachs tashmë ka filluar të shtojë qendrat e thirrjeve për mbështetjen e klientëve dhe ndërtimin e një sistemi të brendshëm për të trajtuar pagesat, tha WSJ.
Apple nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Kartelat e reja thuhet se janë shpërndar tek punonjësit për testim në javët e ardhshme dhe do të lansohen më vonë këtë vit. /Telegrafi/