Telegrafi

Wright: Wenger më la përshtypjen se do të largohet nga Arsenali

Ian Wright pret largimin e Arsene Wenger nga Arsenali në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me klubin londinez.

Francezi është qe 20 vite në krye të Topçinjve, mirëpo ai nuk e ka rinovuar kontratën e cila i skadon gjatë verës.

Trajneri është kritikuar shpesh për mosarritjen e trofeve në vitet e fundit, ndërsa edhe ky pritet të jetë një edicion pa titull për Arsenalin.

Edhe tifozët e klubit besojnë se është koha që Wenger të largohet nga posti i menaxherit të Topçinjve.

Ndërsa Wright, i cili ka qenë pjesë ekipit të Arsenalit që e fitoi titullin e Ligës Premier në vitin 1998, beson se ish-trajneri i tij do të largohet nga Emirates Stadium.

“Isha me trajnerin mbrëmjen e kaluar dhe nëse më duhet të jem i sinqertë, pata përshtypjen se po e mendon largimin”.

“Unë vërtet besoj kështu. Isha me të për disa orë dhe po flisnim. Nuk më tha: ‘Po largohem në fund të sezonit’, por… Ma la përshtypjen e tillë”, ka deklaruar Wright për BBC 5 Live.

Massimiliano Allegri (Juventus) dhe Thomas Tuchel (Borussia Dortmund) janë dy kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Arsenalit në rast të largimit të Wenger. /Telegrafi/