Site icon Telegrafi

MPB jep detaje për aksidentin e djeshëm në Galiçnicë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, djer në orën 15:10 në Stacionin Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare ‘Shën Naumi’, personi B.M (36) nga Ukraina ka denoncuar se në malin Galiçnicë ka ra një paraglajdiste M.P (30) nga Ukraina dhe pas saj ka shkuar paraglajdisti tjetër A.M (41) nga Ukraina.

Persona kanë qenë në territorin e Shqipërisë, në terren jo të qasshëm, por, siç njoftojnë nga MBP, menjëherë janë ndërmarrë masa për shpëtim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dy paraglajdist nga Ukraina janë lënduar gjatë rënies në Galiçicë

Pas konsultimeve me autoritetet e Shqipërisë, në vendngjarje është drejtuar një helikopter i MPB-së dhe dy personat janë bartur në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër, ku u është dhënë ndihma mjekësore./Telegrafi/

Exit mobile version