Telegrafi

WP8 pa aplikacionet e Google

Clay Bavor, i cili është drejtor i menaxhimit të produkteve të Google, së fundmi ka thënë kompania e tij nuk planifikonë të ndërtojë aplikacione mobile për platformën e Microsoft.

"Ne nuk kemi asnjë plan për të krijuar aplikacione për Windows. Ne jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me investimet tona, pasi që synojmë të jemi aty ku janë përdoruesit, por për momentin ne nuk do të kemi aplikacione në Windows ose Windows Phone 8. Nëse kjo gjë ndryshon, atëherë ne do të investojmë edhe aty, natyrisht. "

Në vend të kësaj platforme, duket se Google do t’i përqendrojë përpjekjet e saj në zhvillimin e aplikacioneve për platformën e tyre Android dhe gjithashtu për platformën e Apple, iOS. / Telegrafi /