Telegrafi

WP7 – së shpejti i sigurt nga mesazhet malinje

Njeriu që ka zbuluar bug-un, Khaled Salameh, në profilin e vet në Twitter publikoi se ishte kontaktuar nga Microsofti, dhe se kanë konfirmuar se kanë gjetur burimin e problemit. Korrigjimi momentalisht është në testim, dhe sipas pritjeve, së shpejti do pritet të paraqitet mbindërtimi i SO-së që do të sjell korrigjimin e problemit.

Duke pasur parasysh se përmbajtja malinje e mesazhit që duhet dërguar në pajisjen me Windows Phone 7 nuk është e ditur për publikun, shfrytëzuesit e SO mobil të Microsoftit për sa i përket kësaj çështje janë të sigurt, mendojmë … /Telegrafi/