Telegrafi

WP7 – aplikacione dhuratë

Të gjithë blerësve të ndonjë pajisje të re me Windows Phone Microsoft do të ju jap si dhuratë bono në vlerë prej 25 dollarë të cilat mund ti përdorin për blerje të aplikacioneve. Promocioni zgjat deri në fund të vitit, e fatkeqësisht është i kufizuar vetëm në tregun amerikan.

Në mes tjerash, Microsoft me këtë promocion synon blerësit të cilët tashmë kanë investuar para në aplikacione për platformat konkurrente, e të cilët me kalimin në platformën e re nuk dëshirojnë prapë të blejnë aplikacionet e njëjta. /Telegrafi/