Telegrafi

Wozniak merr një Galaxy Nexus nga Google

Çfarë ndodhi në të vërtetë: Woz padi dërguar një tweet në Twitter në të cilën thoshte se është i interesuar ta marr një Galaxy Nexus por dhe vuri re se fatkeqësisht telefoni ende nuk është në dispozicion në SHBA. Pas kësaj sipas të gjitha gjasave ai morri një ftesë nga Google për të ardhur në kampin e tyre, ku ia kanë dhënë një Galaxy Nexus të ri si dhe një bluzë me motive të Ice Cream Sandwich.

Ky nga shumë njerëz në komunitetin e Androidit konsiderohet si një veprim jashtëzakonisht i mirë nga i famshmi Woz. Tani ka dhe njerëz të tillë që mund të thonë përse vallë ai duhet të pres në rrallë për ta marr një iPhone kur thjesht mund të shkoj në kampin e Google dhe ta marr një Galaxy Nexus të ri, por siç e tha vet Woz, atij i pëlqen ta bëj atë, jo se Apple ia ka mohuar ndonjëherë privilegjet e veçanta. /Telegrafi/