Telegrafi

Woz pëlqen Windows Phone

Woz thotë se Windows Phone është më intuitiv se cilido version i Androidit, dhe ofron përvojën më të bukur vizuale nga të gjitha platformat mobile. Përveç kësaj, mendon se SO është i shpejtë dhe i besueshëm, ndërfaqja ngrit nivelin të cilin duhet të arrijnë të tjerët, kështu që ai pajisjen e vet me Windows Phone “do ta marr me vete kudo që shkon”. Përkundër faktit që Windows Phone nuk ka “gjerësinë e aplikacioneve”, ai do të propozonte Windows Phone në vend të të gjitha pajisjeve me Android me të cilat ka përvojë.

Përveç Lumia 900 Wozniak përdorë dy iPhone 4S, dhe Motorola Droid RAZR. /Telegrafi/