Sam Worthington do të paraqitet në rolin kryesor në filmin fantastiko-shkencor, “The Titan”, që sjell tregimin për një familje ushtarake që merr pjesë në një eksperiment të evoluimit gjenetik dhe hulumtimeve të gjithësisë.
Regjinë e filmit të ri të Netflix e ka bërë Lennart Ruff, ndërsa skenarin e kanë shkruar Arash Amel dhe Max Hurwitz.
Protagonist i filmit është ish-piloti i Forcave Ajrore, Rick Janssen, i cili është zgjedhur për një eksperiment ushtarak të krijimit të njeriut të aftë për të mbijetuar në mjedisin e satelitit të Saturnit, Titan.
Megjithatë, Rick do ta kuptojë se eksperimenti është ndryshe nga se i është thënë dhe se i gjithë programi shërben si paradë për kolonizimin e Titanit dhe zgjerimin e kufijve të përvojës njerëzore.
Krahas Worthingtonit, në këtë film luajnë edhe Taylor Schilling, Tom Wilkinson, Agyness Deyn, Nathalie Emmanuel, Corey Johnson dhe shumë të tjerë.
Premierën botërore, “The Titan” e ka pasur në kuadër të ‘Gerardmer Fantastic Film Festival’.
Ndërkaq, në shërbimin Netflix do të fillojë të shfaqet nga 30 marsi i këtij viti. /Telegrafi/