Site icon Telegrafi

Worldmeteres: Mbi 19 milionë njerëz në botë të infektuar me COVID-19

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të ueb-faqes “Worldometers“, tashmë ka arritur numri prej 19 milionë njerëz në botë të infektuar me coronavirus.

Gjersa raportohet se që nga fillimi i pandemisë mbi 711 mijë pacientë kanë ndërruar jetë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është mbi gjashtë milionë, nga të cilët mbi 65 mijë njerëz janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se mbi 12 milionë pacientë deri më tani janë shëruar nga COVID-19.

Situata më e rëndë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm janë të infektuar – pothuajse pesë milionë raste janë pozitive.

Brazili po i afrohet me tre milionë raste, ndërsa në Indi numri ka arritur pothuajse në dy milionë persona të infektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version