Telegrafi

Woolworths shitet për një funtë

Një përfaqësues i kopmanisë, e cila merret me shitjen e mallrave të ndryshme për konsum të gjerë, konfirmoi se negociatat për gjetjen e blerësit nisen nga kjo vlerë simbolike.

Woolworths që në gusht kishte një hua prej pothuajse 300 milionë funtash dhe problemet me fondin financiar të të punësuarve për 100 milionë funta.

Kjo kompani ka 820 dyqane nëpër Britaninë e Madhe dhe dikur vlera e saj në treg arrinte mbi 830 milionë funte.

Arsye për rënien e kësaj shtëpie tregtare prestigjoze të mallrave sipas ekspertëve të qendrës londineze financiare City ishte dështimi i saj që në mënyrë të barbartë të ballafaqohet me konkurrencën e fuqishme të supermarketeve të mëdha dhe të fuqishëm si dhe me shitjen e madhe përmes internetit.