I ballafaquar me një numër të madh në rritje të bojkotit prej aktoreve, regjisori Woody Allen ka mohuar akuzat e abuzimit seksual , të cilat i ka përsëritet vajza e adoptuar Dylan Farrow.
Regjisori 82-vjeçar ka mohuar akuzat pas akuzave të rënda të bëra nga ana e Farrowit gjatë një interviste të dhënë për kanalin televiziv CBS, në të cilën pohoi se babai i saj Woody Allen kishte abuzuar seksualisht me të në vitin 1992, kur ajo ishte shtatë vjet.
Allen, i cili nuk po ndiqet penalisht për këto akuza, ai kishte mohuar këto pretendime edhe në vitin 2014 për revistën New York Times.
Dilan pohon se nëna e saj kurrë nuk e sfidoi akuzën, por e inkurajoi atë të thoshte “të vërtetën”.
Vëllai i saj, gazetari Ronan Farrow, mbështet fuqishëm motrën në akuzat kundër Allenit. Farowwin e mbështeten edhe aktoret e famshme hollivudiane, Natalie Portman dhe Reese Witherspon.
Aktorja Greta Gerwig dhe Timothee Chalamet, i cili luajti në filmat regjisorit, shprehu keqardhje për këtë, ndërsa një pjesë e të ardhurave të tyre nga filmat u kanë dhuruar shoqatës që mbështesin viktimat e dhunës seksuale.
Edhe aktori Colin Firth, i cili ka punuar me Allen në vitin 2013 në filmin “Magic në Moonlight”, ka thënë se më nuk do të punojë me 82-vjeçarin.
Vetëm Alec Boldwin i doli në mbrojtje regjisorit, i cili e përshkroi situatën si “të padrejtë dhe të trishtuar”. /Telegrafi/