Sir Alex Ferguson i ka rekomanduar Manchester Unitedit transferimin e ish-anëtarit të Evertonit, Steve Walsh, si drejtor sportiv, mirëpo kjo ide është refuzuar nga Ed Woodward.
Kur Jose Mourinho u shkarkua në dhjetor, u pa se te Djajtë e Kuq nuk ishte problemi vetëm te trajneri, por edhe te transferimet që kanë bërë ndër vite.
Ole Gunnar Solskjaer e mori drejtimin e skuadrës, por nuk arriti më shumë se pozitën e gjashtë në Ligën Premier, duke dështuar të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Interesting developments regarding the structure of recruitment at @ManUtd, where Sir Alex Ferguson has recommended Steve Walsh to the club.
It is understood chief executive Ed Woodward doesn't like the idea.
Follow all the latest news here: https://t.co/KGzszKGKAk pic.twitter.com/QEiV6UDkOC
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 18, 2019
Tani, Manchester United është duke i kërkuar disa lojtarë në këtë afat kalimtar, mirëpo e kanë të vështirë për t’i realizuar ato.
Sir Alex Ferguson besohet se ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që ta transferojnë Walshin që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Leicester Cityt, mirëpo Woodward ka plane të tjera.
Është Edwin va nder Sar që po lidhet me këtë post, andaj presidenti i Manchester United po tenton ta rikthejë legjendën e tyre në Old Trafford. /Telegrafi/