Telegrafi

“Wonderwall”, kënga më e mirë britanike e të gjitha kohërave (Video)

Kënga “Wonderwall” nga rok grupi “Oasis” është zgjedhur kënga më e mirë britanike në histori, raporton Independent.

Kjo është arritur në bazë të një sondazhi të bërë nga Radio X, në të cilën kanë votuar më shumë se 50 mijë njerëz, transmeton Koha.net.

Përveç “Wonderwall” që është zgjedhur kënga më e mirë, edhe tri këngë të këtij grupi përfshihen në pesë vendet e para. “Don’t Look Back in Anger” që mban vendin e dytë, “Champagne Supernova” është kënga e tretë, dhe “Live Forever” në vendin e katërt.

Kurse top pesëshja përmbyllet nga “I Am The Resurrection” nga The Stone Roses.

Sipas këtij sondazhi në Radio X top 20 këngët më të mira britanike janë këto:

  1. “Wonderwall”, Oasis
  2. “Don’t Look Back In Anger”, Oasis
  3. “Champagne Supernova”, Oasis
  4. “Live Forever”, Oasis
  5. “I Am The Resurrection”, The Stone Roses
  6. “I Bet You Look Good On The Dancefloor”, Arctic Monkeys
  7. “Heroes”, David Bowie
  8. “Life On Mars?”, David Bowie
  9. “Bittersweet Symphony”, The Verve
  10. “Gimme Shelter”, The Rolling Stones
  11. “One Day Like This”, Elbow
  12. “Bohemian Rhapsody”, Queen
  13. “Hey Jude”, The Beatles
  14. “Common People”, Pulp
  15. “There Is A Light That Never Goes Out”, The Smiths
  16. “Slide Away”, Oasis
  17. “Fool’s Gold”, The Stone Roses
  18. “How Soon Is Now”, The Smiths
  19. “A Day In The Life”, The Beatles
  20. “Love Will Tear Us Apart”, Joy Division