Wolverhampton Wanderers ka marrë një fitore të madhe në përballje me kampionin në fuqi Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës ishte duke fituar me dy gola epërsi 0-2, por në fund Wovles triumfuan pas një rikthimit fantastik.
Raheem Sterling ishte autor i dy golave për skuadrën nga Manchesteri, derisa Adama Traore, Raul Jimenez dhe Matt Doherty realizuan për vendasit.
Ishte sulmuesi spanjoll Adama Traore që është zgjedhur lojtari më i mirë në këtë takim falë një goli e një asistimi duke marrë notën maksimale.
Ndërkohë nota më e ulët ka shkuar për mbrojtësin francez të Manchester Cityt, Benjamin Mendy. /Telegrafi/