Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim tek Wolverhampton Wanderers.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka hasur në kundërshtar të vështirë, pasi vendasit janë mbrojtur mirë por edhe kanë sulmuar.
Nota më e lartë në këtë ndeshje ka shkuar për mbrojtësin francez të vendasve, Willy Bolly 7,9 që ishte edhe autor i golit me dorë.
Ndërkohë paraqitje të mirë tek Wolves patën edhe dyshja portugeze, Joao Moutinho (7,1) dhe Ruben Neves (7,0).
Tek kampioni në fuqi më i disponuari për lojë ishte Kun Aguero (7,5) që goditi dy herë shtyllën.
Ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Ilkay Gundogan (7,5), Benjamin Mendy (7,4) dhe Aymeric Laporte (7,2).
Në javën e ardhshme kampioni në fuqi pret Newcastle Unitedin, ndërsa Wolves luan në udhëtim tek West Ham. /Telegrafi/