Telegrafi

Wollfarth: Reforma, jo retorikë nacionaliste

I pyetur në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet, ambasadori Wollfarth i bëri thirrje palëve politik në Shqipëri të dëshmojnë vullnetin e nevojshëm për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Unë e shoh si një proces përgatitjesh që filloi mirë për zgjedhjet e vitit 2013, bazuar në Kodin e ri Zgjedhor. Megjithatë, ky proces ka nevojë të vazhdueshme për vullnet të mirë politik. Zhvillim pozitiv ishte përfundimi i reformës zgjedhore nga Kuvendi i Shqipërisë në korrik 2012, njëmbëdhjetë muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve e mori detyrën në mes të muajit tetor dhe, që atëherë, ka qenë i ngarkuar me miratimin e akteve në kuadrin e përgatitjeve të zgjedhjeve, si për shembull, specifikimi i materialeve zgjedhore ose strategjia e trajnimit për komisionet zgjedhore”.

Sipas tij, një punë shumë e rëndësishme mbetet për t’u bërë më tej, por unë besoj se KQZ-ja e ka potencialin e plotë profesional për t’i përgatitur zgjedhjet në mënyrën dhe në kohën e duhur e t’i zhvillojë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Megjithatë, kemi parë edhe disa dallgë lidhur me çështjet teknike, me sa duket të futura nga jashtë KQZ-së, duke mos lejuar një lundrim më të qetë drejt një vendimmarrjeje në kohën e duhur. Do të doja të ritheksoja thirrjen time drejtuar të gjitha palëve për të dëshmuar vullnetin e nevojshëm të mirëpolitik për këto zgjedhje” ka thënë Wollfarth. /Telegrafi/