Ai nxit të gjitha organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të respektojnë pavarësinë dhe lirinë e medias.
“Media luan një rol kyç në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike. Kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë. Gazetarët duhet të kenë besimin se kjo është baza e punës së tyre profesionale, ashtu sikundër edhe shprehja e opinioneve, si kontribut për formimin e opinionit publik”, deklaroi ai. /Telegrafi/