Telegrafi

Wolfsburgu barazon, Djajtë mbajnë kreun

Kampioni gjerman nuk ka arritur të shënojë fitore si nikoqir i skuadrës turke në ndeshjen që ka përfunduar pa gola, duke përmendur se në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pasi Grafite u përjashtua me karton të kuq.

Takimi tjetër i Grupit B është zhvilluar më herët ndërmjet CSKA Moskës dhe Manchester Unitedit, me ç’rast mysafirët kanë shënuar fitore minimale prej 1-0.

Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Valencia për të siguruar pikë të plota nga të tria takimet e fazës grupore.

Pas kësaj xhiroje, në Grupin B prin Manchester Unitedi me nëntë pikë, ndërsa Wolfsburgu mban vendin e dytë me katër pikë. /Telegrafi/