Telegrafi

Wolfsburg nënshkruan me Zianin

Tashmë ish-lojtari i Marseille ka nënshkruar kontratë katërvjeçari me skuadrën nga Bundesliga, derisa skuadra franceze do të fitojë shtatë milionë euro nga ky transferim.

“Jam shumë i kënaqur për ardhjen e Karim Zianit. Ai do të përshtatet mirë në skuadrën tonë dhe do të na ndihmojë për të shënuar gola këtë sezon”, është shprehur trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, për Bundesliga.de.