Telegrafi

Wolfsburg mposht Schalken

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ishte autor i të dy golave të kampionit të Gjermanisë që vizitoi ekipin e ri të ish-trajnerit, Felix Magath, i cili sezonin e kaluar i solli titullin e parë këtij ekipi.

Pas pjesës së parë pa gola, goli i parë i Dzeko erdhi në minutën e 55-të, ndërsa Schalke barazoi në minutën e 80-të me anë të Benedikt Hoewedes. Por vetëm një minutë më pas, Dzeko shënoi golin e dytë të tij që i dha tre pikët e reja Wolfsburgut.