Telegrafi

Wolfsburg mohon të jetë në bisedime me Milanin

Mëngjesin e të premtes, mediat italiane kanë raportuar se drejtori gjeneral i Wolfsburgut, Dieter Hoenes, ka qenë në Milano për të përcjellë duelin kundër Genoas, ndërsa është spekuluar se ai është takuar me Adriano Gallianin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit boshnjak.

Sipas spekulimeve, Wolfsburgu është pajtuar që ta shesë Dzekon, por vetëm për 40 milionë euro, ndërkohë që Milani dëshiron ta përfshijë edhe Klaas-Jan-Huntelaarin në këtë marrëveshje

Sido që të jetë, Hoenes ka mohuar këto spekulime duke thënë se “ajo që shkruhet në mediat italiane nuk është e vërtetë”. /Telegrafi/