Telegrafi

Wolfsburg kërkon Tiagon

Portugezi nuk po arrin ta gjejë veten në formacionin e trajnerit Cirro Ferrara dhe mund të kërkojë të largohet që në janar.

Sipas mediave gjermane, Tiago është cak i Wolfburgut për afatin kalimtar dimëror, dhe drejtuesit e klubit gjerman janë të sigurt se mund ta transferojnë atë. Për të lejuar largimin e tij Juve besohet se do të kërkojë rreth 7 milionë funte./Telegrafi/