Telegrafi

Wolfsburg fillon mbarë

Takimi i zhvilluar të shtunën në Rhein Energie Stadion, ndërmjet 1. FC Cologne dhe Wolfsburg, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 3-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Fabrice Ehret (49’), ndërsa është dashur të luhej minuta e 73-të që kampionët të barazojnë rezultatin, ndërsa golashënues ishte Edin Dzeko.

Me autogolin e Pierre Wome (74’), Wolfsburgu kaloi në epërsi, ndërsa për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes transferi i ri Obafemi Martins (87’), i cili shënoi golin e tretë për skuadrën mysafire.