Telegrafi

Wolfsburg e Werder vazhdojnë në Europa League

Si mysafir i Villarrealit, kampioni i Gjermanisë barazoi me rezultat 2-2, kështu që pas ndeshjes kthyese fiton me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Nga ana tjetër, Werderi u mposht në takimin e parë nga skuadra holandeze me rezultat minimal 1-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese fiton me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në të tetën e finales, Wolfsburgu do të përballet me Rubin Kazanin që eliminoi Hapoel Tel Avivin, ndërsa Werderi do ta ketë kundërshtar fituesin nga përballja Valencia-Brugge. /Telegrafi/