Diego ka përjetuar momentet më të mira të karrierës në Bundesliga me Werder Bremenin, ndërsa nuk ka mundur ta përsërisë formën e tij gjatë këtij sezoni me fanellën bardhezi.
Ndërkohë, Dzeko është njëri nga sulmuesit më të kërkuar për momentin, derisa tuttomercatoweb spekulon se skuadra gjermane është e interesuar për një shkëmbim me Diegon.
Sido që të jetë, mbetet të shihet veprimi i të dyja skuadrave, duke qenë se Juventusi nuk do të lejojë lehtë largimin e lojtarit për të cilin pagoi 24.5 milionë euro. /Telegrafi/