Sulmuesi i Napolit, Manolo Gabbiadini thuhet se është shumë afër për të nënshkruar me Wolfsburg, të cilët janë përpara Southamptonin për nënshkrimin e tij.
Gabbiadini iu bashkua Napolit nga Sampdoria në janar të vitit 2015, por u detyrua të luajë si zëvendësues i Gonzalo Higuain dhe kur argjentinasi u largua për t’u bashkuar me Juventusin dhe atëherë u mendua se ai do të jetë sulmuesi kryesor i napolitanëve, por kështu nuk ndodhi pasi erdhi Arkadiusz Milik.
Megjithatë, reprezentuesi italian ka arritur vetëm tre gola këtë sezon, dhe pritet të lëviz këta afat nga Napoli, pasi po vjen Leonardo Pavoletti nga Genoa dhe Milik është afër rikthimit nga lëndimi.
Sipas Corriere dello Sport, Wolfsburg dhe Southampton janë të etur për të nënshkruar me 25-vjeçarin, por skuadra gjermane janë në mënyrë të vendosur në ‘Pole-Position’.
Mendohet se ‘Ujqit’ janë duke ofruar 16 milionë plus 2 milionë tjera bonuse për Gabbiadinin, shifër e cila është afër çmimit prej 20 milionë eurove që po kërkon Napoli dhe marrëveshja pritet të bëhet ditëve të ardhshme. /Telegrafi/