Telegrafi

Wolcott ka besim te Arsenali

Anglezi do të ketë mundësinë të luajë takimin e parë të sezonit këtë vikend kundër Fulhamit, pasi përfundimisht u rikuperua nga lëndimi në shpinë.

“I kemi ruajtur lojtarët. Nëse arrini të mbani një grup të caktuar të lojtarëve, shpresoni se kjo do t’ju mundësojë të fitoni trofe”, ka thënë Walcott.

“Mendoj se këtë vit e kemi përvojën nga pjesëmarrja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është e nevojshme të bëjmë vetëm një hap më tej. Duhet të fitojmë diçka për fansat, pasi ata janë shumë të padurueshëm”, ka thënë Walcott.