Wladimir Klitschko thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 108 milionë eurove rreth një rikthimi në arenën e boksit.
“Sport Arena Ukraina” ka raportuar se ka pasur bisedime gjatë disa muajve të fundit dhe tani pretendohet se është arritur një marrëveshje me DAZN.
Më tutje raportohet se 43-vjeçari do të jetë brenda ringut të boksit më 25 maj në stadiumin olimpik në Kiev të Ukrainës.
Theksojmë se Klitschko u tërhoq nga boksi në vitin 2017 pas humbjes kundër Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.
Boksieri u angazhua më parë në disa bisedime për një kthim sensacional, por më vonë insistoi se tashmë është pensionuar.
Ndryshe, Klitschko për disa vite me radhë ishte boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/