Telegrafi

Wladimir Klitschko po ndahet nga bashkëshortja?

Foto: Getty Images

Boksieri i njohur Wladimir Klitschko duket se i ka dhënë fund martesës së tij me aktoren e njohur, Hayden Panettiere.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur burimet e E! News shumë pran dyshes.

“Në këtë moment, Hayden është beqare”, ka thënë ky burim.

Wladimir Klitschko dhe Hayden Panettiere (Foto: Getty Images)

I gjithë dyshimi vjen pasi një mbrëmje, aktorja 28-vjeçare u pa e shoqëruar nga një mashkull tjetër, ende i paidentifikuar.

Lajmi vjen vetëm një muaj pasi çifti shijuan një pushim të mirë veror në Greqi me vajzën e tyre.

Wladimir Klitschko (Foto: Getty Images)

Klitschko dhe Panettiere janë njoftuar në vitin 2009 dhe janë martuar në vitin 2013.

Ata kanë së bashku një vajzë, të pagëzuar me emrin Kaya. /Telegrafi/