Telegrafi

Wizards befasojnë Golden State, lëndohet Kevin Durant (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Washington Wizards kanë shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke triumfuar kundër Golden State Warriors.

Ky i fundit pësoi humbje me epërsi prej katër pikëve, përkatësisht me rezultat 112-108, transmeton Telegrafi.

Bradley Beal ishte basketbollisti më efikas te skuadra e Washingtonit në saje të 25 pikëve ndërsa Markieff Morris tre më pak.

Megjithëse, Stephen Curry shënoi 25 pikë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për triumfin e ri të Goldenit, i cili ka humbur shërbimet e Kevin Durant që pësoi një lëndim në këmbë.

Pas kësaj, Washington ka bilanc prej 35 fitoreve 23 humbjeve ndërsa Warriors kanë dhjetë humbje dhe 50 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Detroit 120-113 Portland

Chicago 107-125 Denver

Memphis 130-112 Phoenix

Oklahoma City 109-106 Utah

L.A.Lakers 104-109 Charlotte