Telegrafi

Wiz Khalifa publikon videoklipin e ri “Best Life”

Reperi amerikan, Wiz Khalifa, ka publikuar projektin më të ri “Best Life” në bashkëpunim me Sosamann.

Projekti pritet të jetë në “Khalifa Kush”, albumin e ri të reperit amerikan.

Bosi i Taylor Gang i këndon në këtë projekt jetës së tij, që kryesisht zhvillohet në rrugë.

Videoklipi është xhiruar nga Sebastian Maldonado, i cili po ashtu ka xhiruar klipin “Captain”.

Edhe “Best Life” edhe “Captain” do të jenë në krye të albumit të ri të Khalifas, “Khalifa Kush”.

Wiz Khalifa është një prej reperëve më të dashur në botë.

Ai njihet për hitet e mëdha të tij “Black and Yellow”, “On My Level”, “Work Hard Play Hard” dhe “Paperbond”. /Telegrafi/