Wiz Khalifa do të bëhet shumë shpejt RnB sensacion.
Reperi po punon në atë që është albumi i tij i parë RnB.
Gjatë një interviste për “The Cruz Show”, bosi i Taylor Gang pranoi se ai po bën gati 20 këngë për projektin e radhës, që konsiston i tëri me të duke kënduar.
“Albumi im i ardhshëm është i gjithi duke kënduar. Unë tashmë kam arritur të bëj 20 këngë”, u shpreh Wiz.
Ai është aq serioz për projektin sa që ka angazhuar një trajnere vokali.
“Ajo është një prej më të mirave në këtë lojë. Ajo më mësoi ca gjëra që as unë nuk i kam ditur për zërin tim”, u shpreh Khalifa.
Albumi i ri i tij do të ndjekë projektin e fundit “Rolling Papers 2”, që u lansua në korrik dhe debutoi në vendin e dytë në Billboard 200.
/Telegrafi/