Wiz Khalifa thuhet se u akuzua për posedim të paligjshëm të drogës pasi përdori marihuanë gjatë performancës në Beach Please mbrëmjen e së shtunës.
“Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Shërbimi Territorial i Konstancës urdhëruan fillimin e procedimit penal kundër një të pandehuri (shtetas amerikan), të hetuar për posedimin e paligjshëm të drogës”, u tha në një deklaratë për shtyp.
“Gjatë një festivali muzikor, [Khalifa] zotëronte mbi 18 gramë kanabis (drogë) dhe konsumoi (në skenë) një sasi tjetër kanabisi në formën e një cigareje”, thuhet më tej.
I nominuari dhjetë herë për ‘Grammy’ u mor në pyetje të dielën në mëngjes.
Megjithëse Khalifa u akuzua, ai u lirua nga paraburgimi.
Një video e postuar në internet tregon gjithashtu reperin e “See You Again”, 36 vjeç, i rrethuar nga një grup policësh rumunë.
Posedimi i marijuanës në Rumani mund të dënohet deri në 10 vjet burg. /Telegrafi/