Mesfushori belg, Axel Witsel ka pranuar se mund të largohet nga Zeniti në fund të këtij edicioni.
Reprezentuesi i Belgjikës ka folur posa ka mbërritur në grumbullim me Kombëtaren për mediat vendase.
Ai është pyetur nëse do t’i bashkohet Romës së Luciano Spallettit i cili e kishte nën urdhra lojtarin tek Zeniti.
“Roma është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj me histori”.
“Do të më pëlqente të jem përsëri nën urdhra të Spallettit por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Witsel. /Telegrafi/