Largimi i tij nga Rusia në fund të stinorit duket më se i sigurt.
Fjala është për mesfushorin belg Axel Witsel i cili është cak i shumë skuadrave të njohura evropiane.
Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe lideri i Bundesligës gjermane, Bayern Munich.
Mediat gjermane kanë raportuar se Witsel pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti i cili ka kërkuar transferimin e tij.
Për ta bërë të sajin Witselin, Bayerni duhet të paguaj rreth 25 milionë euro tek kampion rus Zenit St Petersburg që ka kartonin e lojtarit.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadrat italiane si Juventus, Roma dhe Milan. /Telegrafi/