Telegrafi

Witsel i magjepsur nga futbolli italian

Mesfushori i Zenit St Petersburg ka pranuar se futbolli italian e magjeps.

Performanca e 27-vjeçarit gjatë fitores 3:0 të Belgjikës ndaj Republikës së Irlandës ka konfirmuar cilësinë e tij në sytë e kërkuesve të Serie A.

“Rusia ishte një aventurë e bukur, por është koha për mua që të ndryshoj. Unë nuk e di nëse unë do të shkoj në Ligën Premier apo Serie A”, ka thënë Witsel.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Futbolli italian më magjeps mua dhe me 27 vjet do të ishte veprim i drejtë. Milani ishte interesuar më parë për mua, kjo është e vërtetë, por kjo është një histori nga e kaluara”.

“Tani e vetmja gjë që unë jam duke menduar është Euro 2016. Hapi tjetër është të mundë Suedinë. Romelu Lukaku ka zhbllokuar veten dhe kështu bëri i gjithë ekipi”, përfundoi mesfushori belg. /Telegrafi/