Telegrafi

“Witaj Polsko”, shefi i Misionit të Kosovës në Poloni nis punën: Mezi pres ndërtimin e lidhjeve të forta midis dy vendeve

Drilon Gashi një muaj më parë është emëruar shef i Misionit të Kosovës në Poloni.

E Gashi sot përmes një video të publikuar në Facebook i është drejtuar polakëve në gjuhën e tyre, duke shprehur gatishmërinë dhe entuziazmin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve, Kosovës dhe Polonisë.

Lexo po ashtu Drilon Gashi emërohet shef i ri i Misionit të Kosovës në Poloni

“Përshëndetje, Poloni! Jam shumë i gëzuar që jam këtu si Shef i Misionit të Republikës së Kosovës. Mezi pres ndërtimin e lidhjeve më të forta mes vendeve dhe popujve tanë”, thotë Gashi. /Telegrafi/