Telegrafi

Wisner: Të gjitha idetë për Kosovën janë në tryezë

Në një intervistë për BBC-në Wisner ka deklaruar se qëllimi i Treshes është që ta përfundojë procesin e bisedimeve deri më 10 dhjetor kur duhet t’i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm raporti për mbarëvajtjen e bisedimeve.

Ai ka bërë të qartë se përtej afatit të 10 dhjetorit do të vendosë Grupi i Kontaktit dhe palët në bisedime. Treshja Ndërmjetësuese i ka ofruar palëve një dokument 14 pikësh, që përmbledh idetë e Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës.