Telegrafi

Wisner: S’ka kohë që këtë vit të zgjidhet statusi i Kosovës

Wisner i ka thënë Zërit të Amerikës së, për shkaka të kohës shumë të kufizuar dhe angazhimeve që ka bashkësia ndërkombëtare, praktikisht është e pamundur që vendimi për statusin të merret brenda këtij viti.

“Praktikisht, ne shpresojmë ta kemi gati raportin tonë për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së deri më 10 dhjetor. Pastaj ai do ta diskutojë çështjen me vendet e Grupit të Kontaktit. Nuk do ta përjashtoja mundësinë që të ketë edhe diskutime në Këshillin e Sigurimit. Pra, thjesht kalendari duhet të jetë tepër i ngarkuar për të pasur një përfundim brenda vitit 2007”, ka thënë Wisner.