Telegrafi

Wisner: Pas dështimit të bisedimeve, në tryezë është plani Ahtisaari

"Pas shterjes së procesit negociator, në tryezë është propozimi i ofruar nga ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe ai meriton të zbatohet", tha Wisner.

"Pikëpamja ime është se autoritetet në Kosovë janë njerëz që gjykojnë dhe e kuptojnë se për të ardhmen e tyre nevojitet konsensusi, prandaj ata do të jenë të kujdesshëm. Jam i bindur se ata do të ushtrojnë përgjegjësi", tha Wisner pas takimit me ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Ivaylo Kalfin. /REL/