Site icon Telegrafi

Wisconsin përfundon rinumërimin e pjesshëm – sërish konfirmohet fitorja e Bidenit

Komisioni Zgjedhor i Wisconsin përfundoi të hënën rezultatet presidenciale të shtetit, duke afirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden pas një rinumërimi në dy qarqet më të populluara të shtetit.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Wisconsin, Ann Jacobs nënshkroi dokumentet zyrtare duke deklaruar se Biden “mori numrin më të madh të votave” dhe kishte të drejtë në 10 votat elektorale të Wisconsit.

Lexo po ashtu Trump paguan tre milionë dollarë për rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin

Tani i takon guvernatorit Tony Evers, një demokrat, të nënshkruajë dokumentet që zyrtarisht i japin ato vota elektorale Bidenit.

Është e paqartë se sa shpejt ai do të veprojë. Ekipi i tij nuk u është përgjigjur pyetjeve të CNN-it.

Fushata e presidentit, Donald Trump është zotuar të sfidojë më tej rezultatet e shtetit edhe në gjykatë. /Telegrafi/

Exit mobile version