Bayer Leverkusen po pret një përgjigje nga mesfushori i tyre yll dhe gjermani Florian Wirtz në lidhje me ofertën e tyre të re për kontratë.
Te kampioni në fuqi i Gjermanisë e kuptojnë se nuk do të jetë në gjendje ta mbajë Wirtz për një kohë të gjatë, kështu që kontrata e tij e re përfshin një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro.
Nëse Wirtz pajtohet gjë që pritet, ai do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2028.
Megjithatë, Bayer nuk do të jetë në gjendje të ndalojë lëvizjen e Lojtarit të Vitit të Bundesligës sezonin e kaluar nëse del një blerës serioz në verë.
Pavarësisht interesimit nga Real Madrid, Wirtz pritet të rinovojë kontratën e tij – ai është besnik ndaj Leverkusenit dhe agjentët e tij besojnë se pas Kupës së Botës 2026, vlera e tij do të arrijë kulmin, duke e lejuar atë të sigurojë kushtet më të mira personale.
Vlen të përmendet se Wirtz u dëmtua në mes të marsit, duke e lënë jashtë fushës për disa javë, dhe skuadra e tij Bayer Leverkusen u eliminua nga Liga e Kampionëve pas dy humbjeve nga Bayern Munich.
Përveç Real Madridit interesim për Wirtz kanë shprehur edhe top klubet tjera evropiane si Bayern Munich, Barcelona, PSG, Manchester City dhe Liverpool. /Telegrafi/