Telegrafi

Wirtz shënon golin e parë të Kampionatit Evropian 2024 – Gjermania në avantazh ndaj Skocisë

Gjermania ka kaluar në avantazh në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Skocisë e cila po zhvillohet në qytetin e Mynihut në “Allianz Arena”.

“Die Mannschaft” shënoi në minutën e 10-të të takimit pas një aksionit mirë të organizuar.

Florian Wirtz kompletoi aksion e bukur të Gjermanisë duke finalizuar për rezultatin 1-0.

Bazuar në lojën e Gjermanisë ky nuk pritet të jetë goli i vetëm në këtë takim, pasi që me këtë ritëm të lojës do të ketë një spektakël sonte.

Gjermania shihet si njëri ndër favoritët për të fituar Kampionatin Evropian, pasi është organizator./Telegrafi/